Barcaleta dhe Humor të ndryshëm në shqip.
Njëherë në Shqipërinë komuniste zbret një grup malësorësh për të vizituar Durrësin. Disa të dërguar nga Partia shoqëronin malësorët dhe u tregonin se çfarë kishte ndërtuar Partia. Partia kishte bërë pallatet, Fabrikën e Gomës, Stacionin e trenave, Portin etj. Por ajo që u tërhoqi më tepër vëmendjen malësorëve ishte deti që nuk e kishin parë më parë dhe pyetën udhërrëfyesin:
- Po këtë Partia e ka bërë ?
- Jo, ai ka qënë aty që nga koha e Zogut
– iu përgjegj udhërrëfyesi.
Lini një përgjigje