Ai që kërcënon, rrallëherë hakmirret.

Ai që ngutet, çdoherë vonohet.

Ai që premton shumë, bën pak.

Ai që s’bindet, nuk din të komandojë.

Ai që nuk e don babanë dhe nënën, ai nuk e don askend.

Ai që s’durohet si njeri, s’durohet as si shok,as si kolegë,as si bashkëpunëtor e as si fqi.

Ai që nuk dëgjon miskojën, se dëgjon as tupanin.

Ai që s’punon si burrë, rrin e qan si grua.

Ai që shpejt dashurohet, shpejt dëshprohet.

Ai që shumë flet, gjë në dritë nuk çet.

Ai që ta ban rrafsh, ka qef me t’dalë kodë .

Ai që ta don të mirën, të fle, ai që s’ta don, vetëm të shikon.

Ai që thotë “unë jam unë”, ai hup gjithkun.

Ai që vjedh një vezë, vjedh edhe një buall.

Postoni këtë barcaletë:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Lexoje
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Facebook
  • Technorati
  • Digg