Ishin mbledhur njëhere shefat e policive te Amerikes, Rusise, dhe ai i Shqipërise… mbasi biseduan për problemet e policise, u ulën per të ngrënë drekën bashkë, hëngrën drekën dhe erdhen frutat….
Shefi i policise së Amerikës sa do merrte banane, hidhet një majmun nga pema merr tufen me banane dhe zhduket… i nxehur ky u thote policëve të tij… -për dy ore dua majmunin të kapur bashkë me gjithe bananet!!!!
U nisen keta , dhe kthehen me duar bosh … se kapen dot…

nxehët shefi i Ruseve dhe dërgon dhe ai policët e tij , por asgje përsëri…

ngrihet shefi shqiptar dhe i thote policëve tane..

- “N.q.s nuk keni kapur majmunin për dy ore dhe ta sillni ketu do hiqeni nga puna, dhe do internoheni”…

Nisen policët tanë me vrap dhe diku aty ne pyllë kapin një ari… e vene poshtë dhe duke e goditur pa meshire e pyesin se ku është majmuni..
- Nuk di gje- thote ariu.. por ata vazhdonin ta godisnin përseri pa pushim..
e pa ariu qe keta skishin ndërmend të pushonin së rrahuri u thote…
- dorzohem , une jam majmuni por bananet i hengra…
e marin policët tanë kete dhe e çojnë tek shefi , i shikon shefi dhe u thotë..
- çfare më keni sjelle këtu, ky eshte ari…
policët pergjigjen
- keshtu thua ti shef… po pyete njëherë se kush është….

Postoni këtë barcaletë:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Lexoje
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Facebook
  • Technorati
  • Digg