Barcaleta dhe Humor të ndryshëm në shqip.
Dardha e ka bishtin mbrapa.
Një ditë po binte shi i madh dhe u takuan dy shokë rastesisht njeri kishte çader e tjetri nuk kishte, e keshtu nejten te dy ne nje çader.
Një ditë të mire takohen në rrugë perseri shokët edhe i thote (i zoti i çadres)”e mban mënd atë ditë që kishte shi të madh dhe unë të futa ne çader”, “po” i thote ky “e mbaj dhe të faleminderit shume”, “epo të shpëtova se do ishe lagur”po me shpëtove, dhe nja dy a tre here te tjera i njejti muhabet .
Kur e takon herën tjetër ky filloj prape atë muhabetin e shiut… prit i thote ky mos fol po hajde me mua dhe shkuan në një lum aty afer dhe hidhet në lum me gjith rroba ky.. hë i thote “a do isha lagur më shumë se kaq”….
Per të zbuluar kush është më i zgjuar në një spital psikiatrik doktorri pyët disa pacientë se c’farë mund të bljne me 5 lek……Pyet njerin dhe ky i thote “do blej një shtepi të madhe”….Tjetri thotë “do blej një makine”…..
Pyet dhe një tjetër dhe ky i thote “një çumçakiz”…Doktori habitet se si ka perfunduar ky këtu…kur pacienti ja pret “dhe me kusurin do blej një anije kozmike”..
Ai: – “Rebeka, kur do pushosh së qenuri xheloze”?
Ajo: – “Kur të më thërrasësh Antonela”.
Gruaja të shoqit : “Ka pak kohë që një ide me vjen rrotull , në kokë”..
I shoqi : “Mos u shqeteso, heret o vone, do vdese nga vetmia”
Nastradini po punonte tokën, ndërkohë që i vjen një bashkëfshatar me urgjencë dhe i thotë :
- Vrap efendi , se po të digjet shtëpia .
- Punë e madhe, ia kthen Nastradini, çelsat i kam me vete…
Ishte njëher Nastradini dhe kalaoi përpara pallatit të Mbretit
Aty te ballkoni pa vajzen e mbretit dhe e puthi nga larg me dorë.
Vajza u inatos dhe shkoi të i jati dhe i tha se çfarë kishte ndodhur.
Mbreti thërret ushtrinë dhe ndjek Nastradinin nga mbrapa.
Nastradini e kuptoi dhe shkon shpejt ne pyll.
Ndes një zjarr dhe hypen lartë ne pemë.
Vjen mbreti dhe e pyet “çbën atje lartë o Nastradin”?
“Ja ziej fasule i tha”, “po zihen aq lart fasulet”.
“Po dhe unë a ta Putha vajzan aq larg”?
Mbreti ngeli pa fjalë dhe iku.
Shkoj një dite Nastradini me gomarin në qytet, dhe duke ecur nëpër qytet humb gomarin, kërko e kërko erdhi nata dhe nuk e gjeti, pastaj shkoi të flinte në hotel , kur vajti ne hotel nuk po gjente rehati dhe u fut nën krevat, pas pak vjen një qift te rinjësh dhe futet ne dhomë. I thotë djaloshi gocës,”në sytë e tu unë shikoi gjith botën. Nastradini me te dëgjuar këtë fjale del nga poshtë krevatit dhe i thotë,“te lutem po gomarin tim a e shikon kund “?
Vajti Nastradini në treg për të blere vezë.
- Më falni sa është kokrra – 10 lek
- po këto te thyerat – 6 lek
A po mi then nja 30 kokrra?
Një Arab, një Egjiptjan edhe një Shqiptar po mburreshin se në vendin e tyre ishte me nxehtë.
- Thotë Arabi : “Në Arabi është aq nxëhtë saqë vlojnë lumenjtë”.
“Në Egjipt është aq nxehtë saqë në vemë bukën para diellit për te pjekur”, ja pret Egjipjani.
- Ju skeni asgjë tha Shqiptari : “Ne i ushqejmë pulat me akullore mos të na dalin vezët e ziera”!!!