Barcaleta dhe Humor të ndryshëm në shqip.

Archive for March, 2009


Femra e përsosur

Mar 9, 2009 Author: hecto | Filed under: Te ndryshme

Njeri mbeti i pamartuar, sepse tërë jetën kërkonte femër të përsosur. Kur u bë 70 vjeç, dikush e pyeti:

-”Ke udhëtuar tërë botën. Si nuk e gjete një femër të përsosur.”
Plaku u pikëllua shumë dhe tha: -”Njëherë isha afër një femre të tillë”.

Tjetri vazhdoi: -”Po ç’ndodhi? Pse nuk u martove me të?”
Plaku, edhe më tej i pikëlluar, ia ktheu: -”Ç’të bëj? Ajo po ashtu kërkonte mashkullin e përsosur.”

Shpëtimtarja

Mar 9, 2009 Author: hecto | Filed under: Te ndryshme

Në ditarin e një gruaje që kishte udhëtuar me anije shkruante…
-E Martë, është dita e tretë e udhëtimit në anije. Sot mu afrua kapiteni i anijes dhe po më vardiset…
-E Mërkurë, kapiteni i anijes më ftoi për drek në kabinën e tij…

-E Enjte, kapiteni i anijes kërkoi që ta kalojë natën me mua….


-E Premte, kapiteni i anijes m’u kërcënua se nëse nuk pranoj të fle me të do ta fundosi anijen me gjithë 387 pasagjerët….

-E Shtunë, i shpëtova 387 pasagjerët nga anija jonë!!!

Përmbledhje

Mar 9, 2009 Author: hecto | Filed under: Politika Shqiptarë

Thjeshte për të qeshur!?

Sala mundohet te flasi anglisht!

Mar 9, 2009 Author: hecto | Filed under: Politika Shqiptarë

Cfar po mundoht te thoje Sala ketu? As aj vete nuk e din me sa duket.

Politika Shqiptare ne kulm! Ju pelqen?

Gezuar.com on Facebook