Barcaleta dhe Humor të ndryshëm në shqip.
Pse jo edhe derri ka nevoj për plazh .

Edhe lopa mundët të shkoj në plazh e të marrë rreze djelli.

Ai që premton shumë, bën pak. ( Kjo u vërtetua pas të gjitha zgjedhjeve )
Burri është koka, gruaja është qafa, ( prandaj qafa e rrotullon kokën nga të dojë )
Ai që kërcënon, rrallëherë hakmirret.
Ai që ngutet, çdoherë vonohet.
Ai që premton shumë, bën pak.
Ai që s’bindet, nuk din të komandojë.
Ai që nuk e don babanë dhe nënën, ai nuk e don askend.
Ai që s’durohet si njeri, s’durohet as si shok,as si kolegë,as si bashkëpunëtor e as si fqi.
Ai që nuk dëgjon miskojën, se dëgjon as tupanin.
Ai që s’punon si burrë, rrin e qan si grua.
Ai që shpejt dashurohet, shpejt dëshprohet.
Ai që shumë flet, gjë në dritë nuk çet.
Ai që ta ban rrafsh, ka qef me t’dalë kodë .
Ai që ta don të mirën, të fle, ai që s’ta don, vetëm të shikon.
Ai që thotë “unë jam unë”, ai hup gjithkun.
Ai që vjedh një vezë, vjedh edhe një buall.
Burri në shtëpi, si kërcu i zi.
Bukuria dhe pasuria s’janë përgjithmonë.
Bukuria dhe mençuria nuk shkojnë bashkë.
Bukuria e gruas duket në mëngjes.
Bukuria një ditë, veprat një jetë.
Bukuria të habitë, bukuria të koritë.
Vetëm puna i pengon njerëzit që të mos mendojnë për gjëra të këqija.
Një punë e bukur është më e dobishme , se një mijë fjalë të bukura.
Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me deshirë.
E vetmja rrugë që të çon te dituria është puna.
Me mirë është të luftosh dhe ta humbësh betejën, sesa të mos luftosh asnjeherë.
Trupi shërohet me të punuar, mendja me të mësuar.
Duhet të shfrytëzohet mirë koha, sepse jeta nga koha përbëhet.