E ëma e Zeqos, s’di qysh e tek,
Në majë të thanës u ndodh pa brekë.
Dhe bëri thirrjen që përshtypje la:
- Hiqni të mbathurat, ç’i mbani, o gra!

I thanë Zeqos, të birit të saj:
- Po ti, ç’kusur pate, o fajtor pa faj?
Në majë të thanës jot ëmë gaboi,
Po emri yt shkoi gojë më gojë.

Zequa dha mendimet e tija:
- Dashur pa dashur, të zë biografia…

Iliaz Bobaj

Postoni këtë barcaletë:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Lexoje
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Facebook
  • Technorati
  • Digg