Barcaleta dhe Humor të ndryshëm në shqip.
Dikush i ankohet komshiut :
-Qeni juaj më ka rrëmbyer një copë mishi nga kuzhina ime.
-Bere mire që ma the, se ne dreke nuk do ti jap per të ngrënë.
Nastradini dërgoi një djalin që ti sillte ujë nga burimi.
- Kujdes se mos thyen shtambën, i tha, dhe i dha djaloshit një shuplakë.
Një kalimtar pyeti Nastradinit, se përse i ra djalit pa i bërë asgjë.
- O njeri, tha Nastradini. Do të ishte e kotë të ndëshkoja djalin pasi ta kishte thyer shtambën, apo nuk është kështu?
Nastradini qëndroi në pazar dhe
filloi tu drejtohej turmave të njerzeve që ishin
aty:
- O
njerëz! Doni
dije pa vështirsi, të vërtetën
pa gënjeshtra,
arritje pa përpjekje, përparim pa
sakrifica?
- Po, Po!
Mrekulli! Tha Nastradini. Doja vetëm ta dija. Mund të bazoheni tek
unë, se do tju them mënyr
ën se si mund të arrihen keto gjëra, nëse kurrë do të zbuloj dicka të tillë.
Njëri nga djemtë e shkollës e pyeti mësuësin e tijë Nastradinit
‘’Cila është arritja më e madhe : e atij që pushtoi një perandori, e atij që mundte por nuk e bëri, apo e atij që pengoi të tjerët të bëjnë një gjë të tillë?
- Nuk di asgjë për këtë çështje, u përgjigj Nastradini, por di një detyrë shum
- Cila është ajo?
- Përpjekja për të të mësuar ty, të shohesh gjërat ashtu siç janë në të vërtetë.
Dy fëmijë ishin hajduë të mëdhenj, Prinderit e tyre vendosin që t’i dërgonin tek prifti për disa ligjërata. Prifti, mendoi që t’ua bënte të njohur se Zoti është, dhe ai i di të gjitha për ta, se çfar mendojnë, çfar flasin, çfar vjedhin etj etj. Prandaj e pyeti njërin:
- Ku është Zoti?
- Nuk e dimë, s’e kemi parë! – u përgjigj vëllai i madh.
- Ku është Zoti, ju them? – iu drejtua sërish.
Ata po i rrudhnin krahët në shenjë habie dhe mohimi. Atëherë vëllai i vogël iu drejtua të madhit:
- Eja, të ikëm prej këtu, ky po kujton se na e kemi vjedh Zotin!.
Beni para se të shkojë në shkollë i thotë të jëmës se i dhemb barku.
-E jëma: “Nuk ke ngrënë bukën, e ke barkun bosh ndaj të dhemb, po të ishte plot nuk do të të dhembte”. Në shkollë mësuesi ju thotë xënësve “Fëmijë më dhemb koka, mos bëni zhurmë ju lutem.”
-Beni ngrihet në këmbë “Mësues, e keni kokën bosh prandaj, po të ishte plot nuk do të të dhimbte.
Disa fëmijë po mburreshin se cili i ka te jatin me te zotin: Njëri thotë:
- Babi im pasi hedh shigjetën vrapon dhe e kap pa arritur në shënjestër. I dyti:
- Babi im gjuan me pistoletë dhe e kap plumbin pa arritur shënjestrën… I treti:
- Se mos është ndonjë gjë kjo. Babi im është mësues, megjithëse puna i mbaron në orën 4 vjen në shtëpi që në 1.
Një hajdut shkon në Pazar për të shitur rrobat që kishte vjedhur, por një hajdut tjetër ia vjedhi të gjitha. Në darkë e shoqja e cila e sheh të mërzitur shum e pyet: “Sfitove gjë sot?” – Hajduti duke qeshur pergjigjët: “-Kësaj here i shita me çmimin që i mora.
Një nxënës i sapoardhur në klasën e re pyet mësuesen : “Mesuese a dënohet dikush për diçka që nuk e ka bërë? –“Jo asnjëherë” përgjigjet mësuesja. – Atëherë se besoj se do të më dënoni mua për detyrat që nuk i kam bërë.
Një gjirokastrit i thotë babait: “Kam gjetur një goxha vajze nga Tirana do ta marr”. Dhe babai përgjigjet: “Mirë, mirë, po rrugen kush e paguan” ?