Barcaleta dhe Humor të ndryshëm në shqip.

Archive for March, 2010


Pse budalla jam unë!!!

Mar 29, 2010 Author: hecto | Filed under: Budallenjtë

Në një spital budallënjsh doktori po provonte që të testonte te sëmuret!
Doktori: – “Sot do të lahemi në pishinë”
Pacjentet u gëzuan shum filluan të hidheshin në pishinë, ( por pishina ishte pa uje ) vetem njeri nuk po hidhej…
Doktori: – “Gëzim po ti pse spo hidhesh”?
Gëzimi: – “Pse budalla jam une qe te hidhem me rroba e te lagem”

Mushkonjat me elektrik në dorë

Mar 24, 2010 Author: hecto | Filed under: Batuta të ndryshme

Një fëmije duke rënë për të fjetur thëret babain:
Djali:- “Babi, o babi mushkonjat nuk më lëne të flejë dhe po më pickojne”.
Babai: – “Fike driten se nuk te vine me’.
Pas pak minutash në dhomë hynë një xixellonjë dhe fëmija bertet.
Djali: – “Babi, babi tani mushkonjat po vine me elektrik dore”

Televizori

Mar 22, 2010 Author: hecto | Filed under: Uncategorized

Një turist Belg në Nju Jork, shkon në dyqan për të blerë nje televizor.
Turisti: – “Ju lutem paketojeni mirë këtë televizor, sepse dua ta çoj në shtëpi”.
Shitësi: - (shum i habitur) “Pse nuk shiten televizorë në Belgjikë.
Turisti: - “Po Po shiten … por mua më duken shum më të larmishëme programet amerikane”

Nuk bëhëm xheoze!

Mar 22, 2010 Author: hecto | Filed under: Grimca Humoristike

Një Zonjë i thotë sherbetorës së saj
Zonja: – “Më duket se burri im ka të dashur sekretaren a tijë, jam shum e sigurtë per kete”.
Sherbetorja: – “The ti kujton se unë do të bëhëm gxhjeloze”

Do të vijë më vonë të punoj

Mar 20, 2010 Author: hecto | Filed under: Uncategorized

Një djalë po kërkonte pune. Dhe një ditë pa një lajmerim që kishte dalur në Gazetë, dhe shpejt mori numrin e telefonit dhe e therret shefin. I tregon se kërkon punë dhe e pyet për rrogën.
Djali: - Me falni jom i interesuar për pune por a mund te me tregoni rrogen sa është.?
Shefi: – Sa për fillim 250 Euro ndersa më vone… 500 Euro.
Djali: – Ok faleminderit une do vijë më vonë të punoj athere!

Fjale të urta me bisht prapa!

Mar 20, 2010 Author: hecto | Filed under: Fjalë të urta me bisht prapa

Paraja e bardhë, për ditë te zezë !
- Paratë po na duhen për çdo ditë për besë !

Në hak hak kujt mos i hy !
- Se vjen tjetri e në dajak te gri !

Më mirë me ditë se sa me pas !
- Po kush ia vlerëson diturinë fukaras !

Dashuria

Mar 20, 2010 Author: hecto | Filed under: Fjalë të urta popullore për të qeshur

Të dashuruarit dhe thasët me pleshta nuk ruhen =]

Dashuria është e verber, martesa i rikthen shikim =]

Dashuria është si pula e zezë, në çdo zemër bën nga një vezë =]

Unë do të martohem përseri!

Mar 19, 2010 Author: hecto | Filed under: Barcoleta, Te ndryshme

Vdes një grua dhe pasi e qane një ditë e një natë, kur e çuan në varreza spo qante asnjeri, në momentin që po e varrosnin dëgjohet andej nga fundi i njerzve një burr që po qante me zë te lartë. I shoqi i gruas pasi e vuri re pyeti shokun e ngushte që kishte në krah se kush ishte ai që qante ashtu si gomar, shoku i tha se nuk ishte as vëndi e as momenti i duhur që ti tregonte se kush ishte ai, mirpo burri i gruas po këmgulte që shoku ti tregonte të vertetën, dhe atehëre shoku i tha se ai që po qante kaq shum ka qënë dashnori i gruas tende. Në moment burrit pasi ju dhimbs nga ajo e qare, i vete afer i ve doren ne sup dhe me lot ne sy i thotë: “TË LUTEM MOS QAJ SE UNË DO TË MARTOHEM PËRSERI”

Hasani bën porosin në gjuhen Angleze!

Mar 18, 2010 Author: hecto | Filed under: Uncategorized

Hasani ishte në hotel në Londer, merr në telefon servisin e dhomes dhe bën porosinë.
Hasani - “TU TI TU TU TU TU”.
Punonjesit e hotelit nuk po kuptonin se ç’thoshte klienti, Dërguan lajm andej këndej se çdo të thoshte. Me në fund gjetën një perkthyes në Ambasaden shqiptare i cili e perktheu
Perkthyes: – Hasani don 2 çajë tek dhoma 222-shi.

A nuk u njohëm dje?

Mar 17, 2010 Author: hecto | Filed under: Uncategorized

Një mëngjes fqinja përshendet banuesin e ri të pallatit
Fqinja: – Miremengjes!
Banuesi i Ri: – Miremengjes, po ku më njeh ti mua që më pershendet? Mbeti per një moment fqinja, por nuk i ktheu pergjigje dhe shkoi në pune të vet. Te nesermen ne mengjes…e njejta gje me te riun ne pallat.
Fqinja: – Miremengjes!
Banuesi i Ri: – Miremengjes, po ku më njeh ti mua që me pershendet?
Fqinja: – (Gjithë ironi) Po a nuk u njohëm dje?