Barcaleta dhe Humor të ndryshëm në shqip.
Njëri shkon me u këshillu me doktorrin se nuk e zinte gjumi natën ,dhe I thotë!
“Ka plot një muaj që smë ze gjumi natën”
Doktorri I habitur përgjigjet.
“Qënka puna keq një muaj pa gjumë fare je”?
“Jo more kam flejt diten”
Një grua po priste autobusin me djalin e saj te vogël. Aty pranë ishte edhe një polic i cili po ashtu po priste autobusin.Autobusi po vonohej!
Fëmija e pyet Nënën e tij: Pse u vonua autobusi? Ajo ia kthen se ka shkuar tek gomisti per ti kontrolluar gomat. Pas disa minutave djali perseri pyet Nënën pse nuk po vonohej autobusi, e ajo i thote se ka shkuar tek mjeshtri për të rregulluar një dritë. Autobusi vonohet ende dhe djali përseri e pyet Nënën e tij se çfar u bë me autobusin, e ajo i thotë se tani duhët te kenë shkuar të ngjyrosin. Polici që ishte aty afër nuk mundi të duroj më dhe filloi të bertiste “O nanen e pisave a tash e kan gjet me e ngjyros autobusin a”?
Një polic pyet shokun e tijë polic!
Si ka mundesi që nuk bije dielli në darke?
Për mendimin tim bie por nuk duket se është errësire.
Po udhëtonin në një aeroplan të gjitha kafshët e pyllit. Luani ishte komandant dhe dhelpra sherbëtore. Ndersa dhelpra shërbente papagalli po e ngacmonte dhe ajo shkon dhe ankohet luanit. Ai dha urdher që këtë radhe ta fali papagallin, por kur degjoi ujku filloi ta ngacmoje edhe ai dhelpren. Ajo serish i ankohet luanit. Luani i nxehur flak ujkun dhe papagallin nga aeroplani. Gjate rrezimit ujku filloi të kërkonte ndihmë, ndërkohe që papagalli iu pergjigj. Ore budalla nëse nuk dije të fluturoje përse e ngacmove dhelpren.
Një çift paraqitet në gjëndjen civile. Nënpunësi e ven re që djali ishte i dehur dhe i afrohët ngadal vajzes dhe i thotë :
-Ketu në zyre të vish kur i fejuari yt të jetë esëll.
-Dhe ti mendon se ai do të pranojë të martohët me mua kur është esëll.
-Genci kur do te kthehesh ne shtepi?- pyet babai
-Kur te më doje qejifi-përgjigjet i biri!
-Shume mire, vetem mos harro që nuk duhët të vonohësh asnjë minute më teper-ia kthei i ati.
Dikush i ankohet komshiut :
-Qeni juaj më ka rrëmbyer një copë mishi nga kuzhina ime.
-Bere mire që ma the, se ne dreke nuk do ti jap per të ngrënë.
Dy fëmijë ishin hajduë të mëdhenj, Prinderit e tyre vendosin që t’i dërgonin tek prifti për disa ligjërata. Prifti, mendoi që t’ua bënte të njohur se Zoti është, dhe ai i di të gjitha për ta, se çfar mendojnë, çfar flasin, çfar vjedhin etj etj. Prandaj e pyeti njërin:
- Ku është Zoti?
- Nuk e dimë, s’e kemi parë! – u përgjigj vëllai i madh.
- Ku është Zoti, ju them? – iu drejtua sërish.
Ata po i rrudhnin krahët në shenjë habie dhe mohimi. Atëherë vëllai i vogël iu drejtua të madhit:
- Eja, të ikëm prej këtu, ky po kujton se na e kemi vjedh Zotin!.
Një hajdut shkon në Pazar për të shitur rrobat që kishte vjedhur, por një hajdut tjetër ia vjedhi të gjitha. Në darkë e shoqja e cila e sheh të mërzitur shum e pyet: “Sfitove gjë sot?” – Hajduti duke qeshur pergjigjët: “-Kësaj here i shita me çmimin që i mora.
Një gjirokastrit i thotë babait: “Kam gjetur një goxha vajze nga Tirana do ta marr”. Dhe babai përgjigjet: “Mirë, mirë, po rrugen kush e paguan” ?